Mogherini: Të ofrohet gjykim i drejtë për Mursin

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje gjyqësorit egjiptian për të siguruar se presidenti Mohamed Morsi do të gjykohet në mënyrë të drejtë.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini tha në një deklaratë se “autoritetet gjyqësore egjiptiane kanë përgjegjësinë për të siguruar në përputhje me standardet ndërkombëtare, të drejtat e të pandehurve për gjykim të drejtë dhe hetimeve të mirëfillta dhe të pavarura.”

“Si BE, ne jemi të sigurtë se dënimi do të rishikohet gjatë procesit të apelit. Stabiliteti dhe sundimi i ligjit duhet të jetë i garantuar,” shtoi Mogherini.

Të shtunën, një gjykatë egjiptiane ka dënur mbi 100 persona, duke përfshirë Morsin, me dënim me vdekje, nën akuzat për “ikje nga burgu dhe spiunazh”.

SHBA-ja dhe Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim në lidhje me vendimin e së dielës.

Që prej rrëzimit të Morsit, forcat e sigurisë egjiptiane kanë nisur një goditje të pamëshirshme që ka në shënjestër Vëllazërinë Myslimane, duke lënë qindra të vdekur dhe mijëra pas grilave. /Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button