Një slloven pagoi 2 euro, fitoi lotarinë 21 milionshe

Një slloven, emri i të cilit nuk është bërë publik, është fituesi kryesor i çmimit prej 21 milionë euro në lotarinë e madhe Eurojekpot.

Tiketa, 2,20 euro është paguar në Groshuple te Lubjana. Fituesi fatlum duhet të paguaj tatimin në fitim 15 për qind.

Deri tash fitimi më i madh në historinë e lotarisë në Slloveni ka qenë 5 milionë euro, i arritur në janar të 2012-tës.

Eurojekpot është është lotari ndërkombëtare e cila luhet në 14 shtete, ndërsa jekpot deri tash është tërhequr 12 herë. Nga këto, 6 herë fituesi ka qenë nga Gjermania, dy herë nga Finlanda dhe nga një herë nga Danimarka, Norvegjia, Italia dhe tani nga Sllovenia.

Lajme të ngjashme

Back to top button