Kodheli, shqiptarët duhet të jenë faktor për integrimin e Maqedonisë

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov. Kodheli e garantoi diplomatin maqedonas për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta mbështetur Maqedoninë në proceset e saj integruese, që në momentin e parë kur të ketë një zhvillim politik të situatës atje.

Më pas, ministrja e Mbrojtjes u ndal edhe tek situata e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj që të punohet më fort që shqiptarët e Maqedonisë të përfshihen drejt një shkollimi më të madh. Shqiptarët duhet të jenë pjesë e lokomotivës që shtyn trenin e Maqedonisë drejt BE dhe NATO”, u shpreh ministrja Kodheli.

Edhe Karajanov u ndal tek situata e shqiptarëve të Maqedonisë, duke nënvizuar se çështja e tyre është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligj, por ka ende hapësira për të punuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button