Vardari – Shkëndija derbi për fund të sezonit vjeshtor

Sot në terrenet e Ligës së Parë të Maqedonisë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të, me çka do të mbyllet sezoni vjeshtor.

Derbi i xhiros pa dyshim se do të luhet në stadiumin Arena Filipi i II-të në Shkup, ku do të përballen Vardari dhe Shkëndija. Ndeshja do të luhet me fillim në orën 17:00. 

Paraprakisht nga ora 13:00 do të zhvillohen pesë duelet tjera të kësaj xhiroje ku do të takohen. Horizont Turnova – Rabotniçki, që është dhe një përballje tejet interesante për vet kreun e tabelës, Renova në Tetovë përballet me Bregallnicën, Euromilku takohet me Metalurgun, Gostivari do të jetë mysafir i Makedonija Gj.P. në Shkup, ndërsa Pelisteri në fushë të vet ndeshet me Napredokun. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button