Edhe Old Trafordi kapet nga ‘virusi’ Januzaj thuaj PO Shqipërisë

Një fushatë e nisur muaj më parë për të bindur talentin shqiptar të Manchester United, Adnan Januzaj, ka realizuar sot hapjen e një koreografie modeste por me një mesazh të fortë për mesfushorin shqiptar.

Tifozët shqiptare kanë shpalosur një pankarte në ndeshjen e javës së 15-të të Premierligës mes Manchester United dhe Newcastle, ku i bëhet thirrje talentit të zgjedh Shqipërinë.
Në një prononcim ekskluziv për portalin Asport, organizatorët e këtij aksioni kanë thënë se mesazhi e ka arritur qellimin që kishte, të binte në sy të Adnanit.

“Pak para fillimit të takimit ka dalë Adnani bashkë me lojtarët e tjerë në fushë, ne e kemi ngritur parullën dhe kjo e ka habitur paksa Adnanin që i ka rënë në sy mesazhi” thonë ata.

Adnani ka buzëqeshur kur e ka lexuar mesazhin dhe e ka pritur shumë mirë. Sipas tyre me të parë parullën, Januzajt i janë afruar edhe dy bashkëlojtarët , francezi Patrice Evra dhe meksikani Chicharito duke e pyetur së çfarë shkruhej në të, më pas Adnani u’a ka shpjeguar mesazhin, thonë ata

Kjo është hera e parë që prej kur iniciativa “Adnan Januzaj thuaj PO Shqipërisë” shpalos një pankartë në stadiumin Old Traford para syve të lojtarit.

Në fund, autorët e faqes kanë thënë se dëshirojnë ta falenderojnë përzemërsisht për kontributin e dhënë në këtë aksion, Ilir Hoxhajn. /asport/

Lajme të ngjashme

Back to top button