“Belle Air” do të hetohet për mënyrën e falimentit dhe shitjen e biletave

Pas shpalljes së falimentit nga kompania ajrore “Bell Air”, prokuroria shqiptare vendos të nisë hetimet kryesisht për skandalin i cili prek me shume se 50 mije qytetarë.

Qytetarë të cilët kishin prenotuar biletat e tyre deri në muajin mars pranë kësaj kompanie. Lajmi konfirmohet nga vetë prokuroria e përgjithshme, e cila bën me dije se është në fazën e mbledhjes së materialeve e dokumentacioneve që do të shërbejnë për hetimin e kompanisë.

Konfirmohet se objekt i hetimit do të jetë mënyra e falimetit, por edhe mashtrimin që ka kryer kompania ku në prag të falimentit vazhdonte të prenotonte bileta nga qytetarët edhe për muajt në vazhdim.

Ndërkohe që në gjykatën e Tiranës ka nisur një proçes gjyqësor, i cili ka në shqyrtimi një kërkesë të kompanisë për shpalljen e falimentimit nga “Belle Air”. Në seancën e parë gjyqësore gjykata vendosi të caktojë një ekspert kontabël, i cili do të verifikojë gjendjen financiarë të kompanisë ajorore, e cila ka pezulluar aktivitetin e saj.

Eksperti do te ketë shtatë ditë kohë për të verifikuar nëse kompania është në kushtet e falimentit. Pas shtatë ditësh, eksperti do të paraqesë në gjykatë rezultatet e tij dhe në bazë të tyre do të vendoset nëse do pranohet kërkesa per falimentim apo jo.

Gati dy javë pas shpalljes së falimetimit, qytetarët të cilët kishin paguar për prenotimet e tyre,nuk janë ende të sigurtë nëse do të rimbursohen për biletat apo do tu krijohet mundësia për të udhëtuar në një kompani tjetër kundrejt një tarife low-cost./ Ora – News

Lajme të ngjashme

Back to top button