Aeroplani turk për pak shmang katastrofën në Spanjë (Video)

Një aeroplan i kompanisë ajrore turke “Turkish Airlines” për pak i ka shpëtuar një aksidenti në aeroportin e Malagas në Spanjë.

Një dëshmitar kishte filmuar incidentin e devijimit të aeroplanit nga era e fuqishme që solli uragani Xaver në Evropë.

Aeroplani Boeing 737-900ER të shtunën kishte fluturuar nga Stambolli për në Malaga.

Me rastin e përpjekjes për aterrim në aeroportin në Malaga aeroplani turk u detyrua të ngrihej sërish në lartësi për t’i shpëtuar katastrofës, transmeton albinfo lajmin e agjencisë turke të lajmeve DHA. Pak më vonë, aeroplani kishte aterruar sigurt në Spanjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button