Mazzarri: Duhen përforcime

Mentaliteti është fjala kyç në diskutimin e Walter Mazzarrit. Para është përballja me Parmën, Interi vjen pas dy barazimesh në kampionat dhe tashmë flitet shumë për të ardhmen, me investimet e mundshme të Thohir dhe përforcimet e Janarit.

Por trajneri ngul këmbë mbi të gjitha te difektet aktuale të grupit, dhe paralajmëron edhe një herë shoqërinë, duke u shprehur se nevojë për përforcime është e lidhur me objeitivat që i vihen skuadrës, mesazhi është i qartë nëse Thohir do të fitojë menjëherë duhet të blejë, edhe pse trajneri nuk shikon emergjencë në sulm.

” Nuk ka asnjë emergjencë në repartin e avancuar. Grupi është i përbërë nga shumë lojtarë ofensivë, tani na mungojnë dy, por kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet e bëra. Përforcimet? Më parë të mbyllim fazën e parë dhe të arrijmë në Janar. Pastaj varet gjithçka nga kërkesat e shoqërisë. Mund të vlerësojmë edhe Bonazzolin që ka kualitet por është ende shumë i ri. Sot për sot të gjitha ndeshjet nuk mund t’i fitojmë, po krijojmë një mentalitet. Sigurisht që ky është një klub me shumë prestigj por jemi në vitin zero dhe po rinisemi. Nuk është e thënë që meqë quhesh Inter duhet të bësh menjëherë gjithçka. Tre vjet më parë ky klub fitoi gjithçka, është e vështirë të përsëritet. Lavezzi? Ruaj raporte shumë të mira me të, është një lojtar i madh dhe një djal i jashtëzakonshëm”.

Lajme të ngjashme

Back to top button