Kanadaja planifikon reduktimin e emetimit të karbonit me 30 përqind

Kanadaja do të reduktojë emetimet e metanit, por edhe do të vendosë masa parandaluese të cilat do të pengojnë rrjedhjet e naftës dhe gazit gjatë procesit industrial.

Kanadaja planifikon që deri në vitin 2030, të reduktohen emetimet e karbonit me 30 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Federale e Mjedisit të Kanadasë, Leona Aglukkaq në Winnipeg, kryeqyteti i shtetit Manitoba, në juglindje të Kanadasë, thotë se kanë vendosur një objektiv ambicioz. Ajo deklaron se do të reduktojnë emetimet e karbonit nën nivelin që kishin në vitin 2005.

Kanadaja është lider botëror në prodhimin e energjisë së “pastër”. Ky vend është duke bërë përpjekje të mëdha për uljen e proceseve të dëmshme të mjedisit në minimum.

Ministrja shtoi se Kanadaja do të reduktojë emetimet e metanit, por edhe do të vendosë masa parandaluese të cilat do të pengojnë rrjedhjet e naftës dhe gazit gjatë procesit industrial.

Ajo vuri në dukje se Kanadaja ka miratuar rregulla të reja të prodhimit në sektorin e kimisë, të cilat do të kufizojnë prodhimin e plehrave minerale, sidomos azotit. Gjithashtu, do të ketë një reduktim të gazit natyror që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Kanada në vitin 2011 njoftoi se ishte tërhequr nga Protokolli i Kiotos për kufizimin e emisioneve të gazit serrë. Ish-ministri Federal i Mjedisit, Peter Kent, tha se Protokolli i Kiotos është humbje e madhe financiare për Kanadanë. Pra ky vend, i cili ka nënshkruar protokollin në vitin 1997, është vendi i parë që plotësisht del nga ky protokoll.

Ky protokoll ka hyrë në fuqi në vitin 2005, por për arsye financiare Kanadaja është detyruar të tërhiqet.

Lajme të ngjashme

Back to top button