Angellov ka frikë se pas Dushanit radhën e kanë “Branitellat”

Kundër tentativës së mbrëmshme për rrënimin e përmendores së Car Dushanit ka reaguar edhe partia maqedonase Dinjiteti. Kryetari i kësaj partie Stojançe Angellov ka gjykuar aktin e tillë, dukë i kërkuar policisë zbardhjen e rastit. Angellov madje pyet nëse një ditë një fat i tillë mund ta gjejë edhe përmendoren e branitellave, nëse dikujt i kujtohet se u pengon shqiptarëve. 

 “Pa hyrë në arsyetimin ose mos arsyetimin e vendosjes së kësaj përmendoreje, ne vetëm do të potencojmë se bëhet fjalë për objekt legal me leje, dhe gjykojmë ashpër këtë akt vandal me të cilin u dëmtua përmendorja. Njëkohësisht pyesim çka është e radhës? Ndoshta nesër do ti kujtohet se edhe përmendorja e branitellave irriton ekstremistët shqiptarë, sepse në 2001shin branitellat luftonin kundër UÇK-së”, tha Stojançe Angellov, kryetar i Dinjitetit. Alsat M

Lajme të ngjashme

Back to top button