Grupi i cili 12 ditë ishte në BFI braktisi objektin

Situata e përgjithshme në vend, dhe nata e madhe e Israsë dhe Miraxhit, përmenden si arsye kryesore të lëshimit të zyrave nga ana e të shkarkuarve nga detyra që kishin në Bashkësinë Fetare Islame.

“Këtu qëndruam burrërisht që nga 04.05.2015 për një mejdan që Sulejman Rexhepi e kërkoi më 26.04.2015. Ai na ka tradhtuar shpeshherë, por kësaj radhe e tradhtoi edhe vetveten, duke e kaluar mejdanin në arenat gjyqësore dhe policore, mekanizma me të cilat ai nuk ka konkurrentcë!”, thuhet në kumtesën e “Këshillit të përkohshëm”.

Më tej, në kumtesë thuhet se janë akuzuar padrejtësisht dhe pa argumente se janë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. “Derisa dikush flet pa argumente, ne tanimë posedojmë edhe një dokument të vogël që dëshmon për një bashkpunimin shumë të madh të Sulejman Rexhepit me tanimë ish Drejtorin e DSK-së”. thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button