Carragher te Bayern, për Shaqirin?

Ish legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher është parë në stërvitjet e Bayern Munchen.

Mbrojtësi i pensionuar anglez është pritur nga zyrtarë të lartë të Bayern, trajneri Pep Guardiola, ndërsa kishte biseda private edhe me lojtarë të Bayern Munchen.

Por vizitën e Carragheri mediat e lidhin edhe me kosovarin Xherdan Shaqiri. Pas interesimit të Liverpoolit për huazimin e Shaqirit, mediat shkruajnë se Carragher do të bindë Shaqën që ti bashkohet në janar gjigandit anglez. Pep Guardiola pati fjalët më të mirë për ish mbrojtësin e Liverpoolit, transmeton Indeksonline.

“Kam luajtur kundër tij në vitin 2001. Ai është një shembull për të gjithë mbrojtësit e botës. Carragher do të mbetet një figurë e shquar në futboll duke qenë lider i një skuadre të madhe, me tifozë fantastikë siq është Liverpooli” ka thënë Guardiola.

Lajme të ngjashme

Back to top button