Maqedonia zhvilloi një klimë fashiste dhe talibane kundër Serbisë

Lideri i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stolikoviq për rrënimin e përmendores së Car Dushanit në Shkup, për TV NOVA ka thënë se në Maqedoni është zhvilluar një klikë anti-serbe, fashiste-talibaneze. 

“Të gjithë rrëmujën e ka krijuar LSDM-ja kurse e ekzekutuan ekstremistët shqiptarë. Përse vetëm përmendorja serbe të rrënohet nga një detë me përmendore? Përse ju pengon vetëm Car Dushani? Përse vetëm atë e zgjodhët? Qytetarë demokratë, në mënyrë civilizuese, në mënyrë demokratike shkatërrojnë, djegin dhe vrasin”, ka shtuar Stolkoviq. 

Ndryshe, lideri i partisë serbe në Kongresin e partisë së tij para rreth 3 javëve në prani edhe të ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska kishte paralajmëruar vendosjen e përmendores së Car Dushanit në Shkup.  

Lajme të ngjashme

Back to top button