Lista e 15 mesfushorëve për FIFPro World 11

FIFPro, unioni botëror i lojtarëve profesionistë, dhe FIFA, sot kanë zbuluar listën e 15 mesfushorëve për ekipin FIFA FIFPro World XI 2013.

Ata janë pjesë e listës së ngushtë prej 55 lojtarëve, me pesë portierë dhe 20 mbrojtës që tashëm janë zbuluar.

Më 9 dhjetor të këtij viti do të zbulohen edhe 15 sulmuesit, të cilët më pas do të garojnë për nga një vend në 11-shen e fundit.

Lista e mesfushorëve është kjo:

Xabi Alonso (Spanjë, Real Madrid CF); Gareth Bale (Uells, Tottenham Hotspur FC/Real Madrid CF); Sergio Busquets (Spanjë, FC Barcelona); Steven Gerrard (Angli, Liverpool FC); Andrés Iniesta (Spanjë, FC Barcelona); Isco (Spanjë, Málaga CF/ Real Madrid CF); Mesut Özil (Gjermani, Real Madrid CF/Arsenal FC); Andrea Pirlo (Itali, Juventus); Marco Reus (Gjermani, Borussia Dortmund); Franck Ribéry (Francë, FC Bayern München), Arjen Robben (Holandë, FC Bayern München); Bastian Schweinsteiger (Gjermani, FC Bayern München); Yaya Touré (Bregu i Fildishtë, Manchester City FC); Arturo Vidal (Kili, Juventus); Xavi (Spanjë; FC Barcelona).

Lajme të ngjashme

Back to top button