Bujar Osmani: BDI bën pak zhurmë e shumë punë për çështjen e car Dushanit

Duhet ta verifikojmë në bazë të procedurave se përmendorja e car Dushanit është ilegale dhe më pas të merret vendimi për ta rrënuar atë, thotë zëdhënësi i Bashkimit Demokatik për Integrim për Portalb pas tendencave të mbrëmshme të disa qytetarëve për ta rrënuar të njëjtën.

“Ne bëjmë pak zhurmë dhe shumë punë në këtë drejtim” kështu u shpreh Osmani në pyetjen e Portalb : Pse nuk reagon BDI si parti shqiptare në pushtet në mënyrë institucionale për ta rrënuar një përmendore aq provokuese për shqiptarët?

“Mekanizmat incitucional janë të aktivizuara po ato si gjithmonë marrin kohë. Deri sa të identifikohet kush e porositi dhe kush e ka vendosur qe pastaj te merren masa” tha Osmani.

Portalb: Por kjo është një çështje e cila për shkak të ndjeshmërisë dhe revoltës së qytetarëve mund ti anashkalojë procedurat e zakonshme burokratike dhe me ndikim politik të zgjidhet. Pse nuk bëni më shumë presion si parti në pushtet?

Osmani: “Kujt ti bëhet presion kur askush para nesh nuk e merr guximin ta merr përgjegjësinë për vendosjen e përmendores së tillëDuhet ta verifikojmë në bazë të procedurave se përmendorja e car Dushanit është ilegale dhe më pas të merret vendimi për ta rrënuar atë”

Osmani nuk mohoi e as pohoi nëse mbrëmë ka pasur anëtarë të BDI-së në tentimin e pasuksesshëm për rrënimin e përmendores. Flitet se ai ka qenë kryetari i degës së Çairit, Bekir Asani.

Ndërkaq sot, në pamundësi rrënimi qytetarët sot mblidhen para kësaj përmendore të pushtuesit serb i cili ka malltretuar shqiptarët në të kaluarën, ta mbulojnë atë me pëlhurë të zeze

Ditë më parë u deklarua dhe partia e Ahmetit, BDI duke thënë se fajet i ka partia e Thaçit, PDSH. Ndërsa kundër reagim kishte edhe PDSH-ja e cila sërish ka akuzuar BDI-në për anti-shqiptarizëm.

Car Dushani nuk do të jetë i vetmuar në urë sepse do të vendosen edhe përmendore të tjera serbe në qendër të Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button