“TAV Maqedoni” vendosë pagesë të automatizuar të parkingut në aeroportin e Shkupit

“TAV Maqedoni” paralajmëron se nga e marta në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup do të vendosë pagesë automatike të parkingut dhe se çmimet do të mbeten të njëjta. Janë vendosur tre makina për parking, prej të cilave dy në hapësirën për parking dhe një në ndërtesën terminale, në sallën e mbërritjeve.

“Pagesën e automatizuar të parkingut e vendosëm me qëllim të thjeshtësimit të shërbimeve për parking për udhëtarët tanë të çmuar, si dhe modernizimin e proceseve të punës në kuadër të kompanisë”, kumtoi sot “TAV Maqedoni”, kompani e cila operon me aeroportet e Maqedonisë. Pagesa e automatizuar në aeroportin “Aleksandri i Madh” do të mund të bëhet edhe me para në dorë si edhe me kartela pagesore, vetëm në denarë.

Ditëve të para të vendosjes së shërbimit të punësuarit në “TAV Maqedoni” do të qëndrojnë në afërsi të makinave për parking, me qëllim që t’ju ndihmojnë pasagjerëve në procesin e pagesës, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button