Tifozët e Realit gati listën për ata që duhet larguar

Tifozët e Real Madridit e kanë shpallur “fshesën” nga skuadra e tyre në fund të edicionit. Në një sondazh të hapur në “Marca”, tifozët e Realit janë përcaktuar për lojtarët që nuk dëshirojnë ti shohin në skuadër edicionin e ardhshëm.

Çuditërisht aty është edhe kapiteni legjendar i skuadrës, Iker Casillas. Shumica janë të mendimit se Realit i duhet një portier tjetër dhe se duhet larguar Casillas. Arbeloa dhe Coentrao janë dy mbrojtësit që nuk pëlqehen më nga tifozeria e kësaj skuadre.

Sigurisht se pjesë e kësaj liste janë edhe mesfushorë si Khedira, Illarramendi e Lucas Silva.
As Chicharito nuk pëlqehet nga tifozët e Realit dhe se blerja e kartonit të tij nuk do të jetë e pëlqyeshme për shumicën e tifozëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button