Sevilla dhe Dnipro në finalen e Europa Ligës

Skuadra spanjolle, Sevilla, ka arritur që me lehtësi të shënojë fitore kundër Fiorentinës edhe në sfidën e dytë.

Carlos Bacca (22’) dhe Daniel Carrico (27’) realizuan golat e kësaj fitoreje për Sevillan, e cila shkon tutje me rezultat të përgjithshëm 5:0.

Në finale të Ligës së Evropës kaloi edhe Dnipro, skuadër e cila befasoi Napolin. Ukrainasit shënuan fitore 1:0 në sfidën e kthimit kundër italianëve, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Yevhen Seleznyov (58’) shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Dnipron në këtë sfidë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button