Çejku: BDI po bëhet bashkëfajtore me Gruevskin

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku në një intervistë për mediat shqiptare ka theksuar se priste që BDI pas Kumanovës të braktiste Qeverinë.
“Si ka mundësi që BDI vazhdon ta mbështesë akoma me vota një qeveri, e cila ka rënë? Unë kam pritur dje dhe sot, që BDI të largohet nga koalicioni me VMRO-DPMNE dhe t’i kthehet koalicionit me popullin e vet. Çdo qëndrim i mëtejshëm i BDI-së në qeverisje me Gruevskin, dëshmon jo vetëm papjekuri politike, por bashkëfajësi! Një largim i vonuar i BDI-së nga koalicioni aktual, do të jetë një largim me turp”, deklaroi diplomati Çejku.

Sipas tij, BDI ndoshta do të arrijë ta lexojë realitetin që e rrethon dhe do të dijë ta bëjë dallimin midis parimeve dhe interesit publik në njërën anë dhe raportit me egocentrizmin dhe interesit personal në anën tjetër.

Ai theksoi se nuk ka arritur të kuptojë mospraninë e BDI-së në ngjarjet e Kumanovës, ku përfaqësuesit e saj duhet të ishin pranë popullatës, së paku menjëherë sapo ka përfunduar përplasja me armë dhe se nuk është arsyeja heshtja e saj treditore.

Lajme të ngjashme

Back to top button