Në gjithë vendin futboll pa shikues

Me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjitha ndeshjet e javës së 31 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë dhe ato të 26 në Ligën e Dytë, shkaku i sigurisë, është vendosur që të luhen pa prezencë të shikues në kohët e caktuara më 16 dhe 18 maj.

Edhe pse fillimisht ishte bërë e ditur se dueli Vardari – Renova, do të luajnë ndeshjen në kompleksin pranë FFM-së, kjo ndeshje shkaku i sigurisë, me urdhër të MPB-së dhe Komisionit për Disiplinë pranë FFM-së, do të luhet të shtunën në stadiumim “Filipi i Dytë” në ora 16.30, ndërsa ndeshja Rabotniçki – Shkëndija, do të luhet në kompleksin sportiv pranë FFM po në të njëjtën kohë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button