Realin e ka goditur “Cunami”, priten shumë largime

Mbetja pa asnjë trofe këtë edicion me siguri se do të sjellë ndryshime të mëdha te Reali. Menjëherë janë duke u diskutuar ndryshimet e mëdha te Reali.

Ndryshimet pritet se do të fillojnë që nga pankina me shkarkimin e Ancelottit. Në vend të tij aktualisht përfliten tre trajnerë, Benitez, Klopp dhe Zidane. Në portë pritet largimi i Iker Casillas e që zëvëndësues i tij pritet të jetë Peter Cech.

Në mbrojtje pritet largimi i Varanes, Coentraos, Pepes dhe Carvajal që tashmë ka zëvëndësimin, brazilianin Danilo.

Të sigurta pothuajse janë largimet e Khediras, Lucas Silvas, Illarramendit, Chicharitos e Jeses. Interesante do të jetë edhe e ardhmja e Bale dhe Benzema që vazhdimisht janë të përfolur për largimin në fund të edicionit.

Pas shitjeve të mëdha, pritet ardhja e shumë yjeve. Sterling i Liverpoolit, Pogba i Juventusit, Verrati i PSG-së, Martinez i Real Sociedadit, Javi Martinez i Bayernit dhe Cavani i PSG-së janë disa nga emrat e lakuar për kalimin te Reali.

Projekti i ri i Realit do të jetë multimilionësh dhe që ka për qëllim blerjen e lojtarëve më të rinjë në moshë.

Lajme të ngjashme

Back to top button