Juve befasoi Realin, prek finalen

Skuadra italiane, Juventus, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe krejt të papritur.

Mbretërit kaluan në finale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar në gjysmëfinale Real Madridin.

Zonja e Vjetër nga Torino nxori një barazim 1:1 në Santiago Bernabeu, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Alvaro Morata ishte heroi i Juves në këtë sfidë, me golin e realizuar në minutën 57’, duke barazuar golin e Cristiano Ronaldos (23’ p).

Në finale, Juventusi do të përballet me Barcelonën, skuadër e cila mbrëmë eliminoi Bayern Munichun.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button