Fillojnë përgaditjet për implementim të parkimit zonal në komunën e Tetovës

Në kuadër te pregaditjeve pët implementim të parkimit zonal me pagesë në komunën e Tetovës, nesër më datë 14.05.2015 me fillim në ora 04:00 të mëngjesit do të fillojë shënimi me ngjyrë të bardhë i shtigjeve për parkim, në një pjesë të bulevardit Iliria, njofotn Komuna e Tetovës.

Shënimit me ngjyrë të bardhë të vendeve për parkim në zonën A të parkimit zonal , në orët e hershme të mëngjesit të nesërm do t’i paraprijë larja e tërësishme e bulevardit Iliria. Ditën e nesërme që herët në mëngjes do të filloj shënimi me ngjyrë të bardhë i njërës korësi të bulevardit, respektivisht shtegut nga qarku rrethor në sheshin Iliria duke vahduar kështu deri në qarkun rrethor të rrugës Blagoja Toska (tek Agro Kalishta).

Me qëllim realizimin sa më efikas të këtij procesi komuna e Tetovës bën thirrje deri te qytetarët, pronarët e objekteve afariste si dhe qyetarët rezident në këtë pjesë të qytetit, që gjatë ditës së nesërme të mos i parkojnë veturat në pjesën anësore të bulevardit Iliria, i cili edhe përpos kryerjes së punimeve nga ana e shërbimeve komunale do të jetë plotësisht i kalueshëm për qarkullimin e automjeteve.

Komuna e Tetovës në kuadër të përpjekjeve intenzive për implementim të parkimit zonal në Tetovë, edhe në ditët në vazhdim do të realizojë shënimin e vendeve për parkim zonal në zonën A dhe B, andaj kërkojmë nga qytetarët të jenë kooperativ dhe të ndërgjegjshëm duke kontribuar në realizim sa më të shpejtë të këtij projekti madhor për komunën e Tetovës, me implementimin e të cilit pritet të vëndohet rend në komunikacionin dinamik dhe stacionar, kurse efektet e tij do të ndikojnë ndaj rruajtjes së ambientin jetësor, përmirësimit të rrjedhës së komunikacionit, rritje të numrit të shfrytëzuesve të formave alternative të komunikacionit, përmirësimin e kushteve të lëvizjes së automjeteve të shërbimeve urgjente, si dhe siguri më e madhe në rrugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button