Dorëheqjet e qeveritarëve, të kihet kujdes!

Dorëheqjet e qeveritarëve përfshirë edhe premierët në botën e qytetëruar nuk merren tragjike, apo me paranojë nga qytetaret. Ashtu siç janë, normat juridike dhe administrata ,do të funksionojë edhe në shoqërinë tonë. Por me që nesër dhe në ditët në vijim pritet lëvizje tektonike politike për largime të partnerëve të koalicionit nga qeveria dhe kuptohet rënie të qeverisë, kjo në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar si tirumfalizëm, por vetëm si veprim imperativ i opozitës përfshirë këtu edhe opozitën shqiptare për demistifikimin e këtij pushteti sepse vërtetë SHTETI ISHTE I KAPUR.

Shoqërinë e presin nevoja të shumta. Çfarëdo qeverie teknike apo të ekspertëve, e presin punë dhe përgjegjësi e madhe. Vendi është futur në detyrime, konstrukte dhe obligime të ndryshme marramendëse. Skanimi dhe rehabilitimi i gjendjes nuk do mundet të bëhet pa ndihmën e institucioneve ndërkombëtare politike, financiare dhe të sigurisë. Ky pushtet detronizoi teoritë politike duke barazuar PARTINË me SHTETIN, por si OPINIONIST më bije në hise të gjithë nëpunësve të emëruar apo të zgjedhur në nivel qendror apo lokal, të kryejnë detyrat zyrtare ne pajtim me normat ligjore. Fare askush nuk duhet të ketë ILUZION se gjendet ne anarki. Përkundrazi opozitë aktive dhe e fortë është punë e shëndetshme për vendin dhe demokracinë. E mira e kësaj të keqe është fakti se abuzime të formateve të tilla kur më nuk do mundet të përsëriten, dhe se duhet ta dije çdo funksionar i nivelit qendror e lokal se ka arritur vetëdije e mjaftueshme edhe tek qytetarët edhe tek administrata shtetërore për evidentimin dhe dekonspirimin e çdo veprimi kriminal, antiligjor të çdo funksionari.Fundja kjo është obligim ligjor dhe moral sepse vetëm kështu e duash ,e mbron dhe i shërben qytetarit për të mirë Opozita posedon materiale, fakte dhe prova shokante për shpërdorimet marramendëse për ministri,  drejtori, fonde dhe komunat. Çdo transfer në çdo institucion për mes trezorit në ministrinë e financave është i evidentuar, andaj për të ndjekur krimin dhe shpërdorimin ,teoritë e konspiracionit thonë ecë drejt rrugës së parave.. Prandaj KUJDES !

Parat dhe pasuria e kamarellës politike në Maqedoni të tyxharve politik, maqedonas e shqiptar të të gjitha eshalonëve të pushtetit ,do të jenë të bllokuara me urgjencë, kështu konfirmuan institucionet përkatëse të SHBA-së dhe të BE-së. Dhe jo vetëm të këtyre, por edhe oligarkëve ,miqve dhe shokëve të tyre të zhytur në shpërdorime të skajshme për përfitime marramendëse në kurriz të të gjithë qytetarëve në Maqedoni. Teknologjia dhe vlerat evropiane do të shkojnë drejt pistave të parave dhe do ti gjejnë, në Belize, nëpër kazino, në agjenci të ndryshme nëpër plane urbanistike dhe kudo që të jetë paraja dhe pasuria publike e qytetarëve të këtij vendi. Këta banditë politik, i shkatërroi zullumi. Në historinë e njerizimit kurë njerëzit e pasur nuk kanë qenë të urryer nga të varfrit, por kjo kupolë politike maqedono-shqiptare u pasurua në mënyrë kriminale duke sunduar me konstrukte të varfrit e jo nga zotësia e fati i tyre. Është e thënë njëher në sociologjinë politike se NJERZIMI NUK E KA PROBLEM PËR TI USHQYER TË VARFËRIT, POR E KA PROBLEM PËR TI NGOPUR TË PASURIT, sepse ata nuk ngihen, e këta të pasuruar me hajni ordinere nuk do të ngiheshin kurë ,prandaj duhet tu merret dhe të ikin qafës.

Lajme të ngjashme

Back to top button