Besimi kërkon ndihmën austriake para Samitit të BE-së

Zëvendës Kryeministri përgjegjës për çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot u takua me Shtefan Lene, diplomat i mëparshëm austriak i cili është emëruar nga Qeveria e Republikës së Austrisë si i dërguar special për Maqedoninë në periudhën deri në Samitin e dhjetorit të BE-së.

Në takim me Lene u bisedua për mënyrat se si mund të shfrytëzohet ndihma Austriake në periudhën e ardhshme para Samitit të BE-së, për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë por edhe për bashkëpunimin e Maqedonisë me Republikën e Austrisë.
Në këtë drejtim pas takimit, zëvendës Kryeministri Besimi, mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët me temë “Sinqeritet dhe Liri – Maqedoni Evropiane”, organizuar nga Forumi Evropian “Alpbach”, Ambasada Austriake në Shkup dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare Politike, ku folës ishin edhe Ambasadori Austriak Tomas Mishel Bajer, Petra Anderson përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup,  Radmila Shekerinska si dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm.

“Unë sinqerisht besoj se ne mund dhe duhet ta arrijmë atë, ti sjellim vlerat Evropiane dhe të ndërtojmë Maqedoninë Evropiane dhe me këtë Maqedonia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Të përkushtuar në implementimin e agjendës reformuese të BE-së, të hapur në promovimin e marrëdhënieve të mira nder fqinjësore dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike të hapërojmë në mënyrë të sigurt drejt përcaktimit tonë strategjik për integrim euro-atlantik për tejkalim të suksesshëm të të gjitha sfidave të cilat na paraqiten gjatë kësaj rruge.” – deklaroi zëvendës Kryeministri Besimi në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët duke u përqëndruar në promovimin e vlerave evropiane në shoqërinë tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button