BOMBA 31: 600 milionë euro i dha populli për qejfin e Gruevskit (VIDEO)

Dorëheqjet e tyre e dëshmojnë edhe një herë se materialet e tona nuk janë montazhe por të vërteta.

Do të dëgjojmë bisedat mes ministrit Musa Xhaferri dhe Sasho Mijallkov, ish shef të inteligjencës.

Tender-Koalicioni mes BDI dhe VMRO ka qenë shumë i fuqishëm.

Në bisedën mes Mijallkov dhe Musa Xhaferrit bisedojnë për bizneset e tyre.
Mijallkov thotë që për këtë biznes është marrë vesh edhe me Abdilaqim Ademin.

Xhaferri kërkon takim me Mijallkov për so që thotë ai jo për një por për disa biznese.

Në bisedë të dy flasin për një rast ku Mijallkov intervenon për bizneset e BDI.

Në bisedë mes ish ministres Gordana Jankullovska dhe ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov flasin që për rikonstruimin e një spitali në të cilin janë dhënë miliona përmes anekseve shtuese ndërsa objekti është aq keq sa që duhet të prishet.

Ai dhe Jankullovska pranojnë se shuma e madhe e milionave është zhdukur apo “ka rënë në pus”.

Todorov kërkon ndihmë nga Jankullovskën sepse puna është serioze për këtë spital që mund ta prishin.

Todorov pranon se nuk janë bërë gjërat që janë shkruar.

Si janë ujdisur tenderët në vitin 2011 flasin Vllatko Çingovski dhe sekretari i Qeverisë, Kirill Bozhinovski.

Ata flasin si ti ndajnë paratë e profitit, ata flasin me shifra për disa persona me nofkat ” i shëndoshi” apo “invitro”.

Flasin për tender me vlerë milionëshe.

Bozhinovski tregon si një kompani ujdiset që sikur i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për tenderin që më pas ata ta zgjedhin këtë kompani.

Si ujdisin tenderët në ELEM dhe të tjerë që ti dërgojnë paratë në VMRO. Gjithashtu para për VMRO janë mbledhur nga reketi i firmave dhe detyrimi që ata të japin para si “donacion”.

Çingovski dhe sekretari i Qeverisë, Kirill Bozhinovski bisedojnë si të kryejnë punë për të marrë më shumë para.

Dy ish ministrat Jankullovska dhe Janakievski flasin si janë duke mbledhur njerëz nga diaspora për të votuar për VMRO-në që paguhen me para të firmave të reketuara.

Gruevski blen prona për vete në emër të partisë VMRO.

VMRO u jep para mediave të tyre përmes faturave fiktive me ndërmjetësim të kompanisë “Totall” ku ka gisht kryeredaktori i SITEL, Llatas.

Llatas merr miliona nga Qeveria.

Janakievski porosit Bozhinovskin për diçka që “nuk duhet të mirret vesh në publik se është katastrofë”.

Gruevski urdhëron të blejë një veturë të re “Mercedes” shumë luksoze në emër të MPB që kushton the 557 mijë euro!

Gruevski blen veturën me para të popullit.

Jankullovska dhe Gruevski ujdisin tenderin për këtë veturë shumë luksoze.

Gruevski fshihet prej gazetarëve mos e shohin që vozitet me këtë veturë duke marrë një veturë tjetër deri diku dhe Mercedesin më pas.

Gruevski frikohet mos kuptohet që vetura është për të dhe merren vesh me Jankullovskën që të jetë më emër të MPB.

Jankullovska në bisedë me Mijallkov shprehet se është e fascinuar nga ky Mercedes dhe se shitësit i kanë thënë se nuk kanë shitur të tillë në Evropën Juglindore.

Gruevski me kujdes e fsheh këtë veturë që mos e sheh populli sa e shtrenjtë është.

Lexo më shumë: 

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

BOMBA 18: Sikletet e Gruevskit dhe VMRO-së për Ligjin e amnestimit të ushtarëve të UÇK (VIDEO)

BOMBA 19: Intervenimet e VMRO-së në Komisionin e lustrimit, kërcënime pas zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 20: Gruevski, nëpërmjet Jankullovskës pastron gjithë eshalonët e pushtetit (VIDEO)

BOMBA 21: Protugjer dhe Janakieski dakordohen për blerjen e parcelave në Ohër (VIDEO)

BOMBA 22: Punësime partiake dhe keqpërdorime në Universitetin e Shtipit

BOMBA 23 : Gruevski dhe Janakievski përvetësojnë qendrën e Shkupit

BOMBA 24: Gruevski bën listën se cilët gazetar do të punësohen në RTVM (VIDEO)

BOMBA 25: Dëshmi rrënqethëse për Rastin e Sopotit (VIDEO)

BOMBA 26: Lojat e VMRO-së dhe BDI-së për zgjedhjen e Bejtës dhe Ligjin e Branitellave

BOMBA 27: Zaev zbulon mënyrën si shteti ka bërë përgjimin (VIDEO)

BOMBA 28: Bomba e 28: Mijallkovi krijon “ushtrinë” e vet në SGS (VIDEO)

BOMBA 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

BOMBA 30: Vdekja e gazetarit Nikolla Mlladenov, çfarë ka ndodhur? (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Bravo lsdm samo napred i vaka dobivate doverie od nasha strana i od vasha.vieste za vllast.

Back to top button