Shtëpia e Ali Ahmetit nuk është sulmuar

Pas shkrimeve që u përhapën nëpër media, që shtëpia e Ali Ahmetit është granatuar nga persona të panjohur gjatë mbrëmjes së kaluar duke hedhur dy granata dore, banorë të Zajazit për Portalb e demantojnë këtë informatë duke thënë se shtëpia e liderit të BDI-së nuk ka pësuar asnjë dëm nga asnjë person i panjohur.

“Nuk e di nga doli kjo informatë e kotë por nuk është e saktë” shprehet për Portalb një fqinj me Ahmetin.

Pas kësaj edhe BDI doli me demant. 

BDI zyrtarisht informon se lajmi për kinse sulm ndaj shtëpisë së Kryetarit Ali Ahmeti është nje  pavërtetë apsolute dhe ka per qëllim dëmtimin e interesit shqiptar në vend, në këtë kohë të ndjeshme.

“Këto dezinformata plasohen nga portale që gjatë gjithë kohës ishin instrument i nxitjes dhe manipulimit të qytetarëve shqiptar për qëllime që vetëm ato i dinë por në esencë kanë qëllime antishqiptare.  Gjithashtu nformojmë se ato do thiren në pergjegjësi kurse njëkohësisht ftojmë qytetarët që ti injorojnë duke ju dhënë porosi se manipulimet dhe qëllimet e tilla nuk kalojnë.”shkruan BDI.

Lajme të ngjashme

Back to top button