Vuçiq më 27 maj viziton Shqipërinë

Vizita e parë e një zyrtari të nivelit më të lartë serb në Shqipëri, Rama dhe Vuçiq në takimin e Beogradit para gati shtatë muajsh Vizita e parë e një zyrtari të nivelit më të lartë serb në Shqipëri, Rama dhe Vuçiq në takimin e Beogradit para gati shtatë muajsh.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq do të udhëtojë për në Tiranë më 27 maj në vizitë zyrtare Shqipërisë
Lajmin për këtë e publikoi gazeta beogradase Danas, duke iu referuar burimeve nga kabineti i kryeministrit serb, por edhe kabineti i kryeministrit Edi Rama, transemeton lajmi.net.

Gazeta shkruan se kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Shqipëri.
Vizitën e paralajmëruar të Vuçiqit në Shqipëri, këshilltari i kryeministrit Rama, Shkelzen Maliqi ka thënë se dy kryeministrat “hapin trasenë në kurbën që do të jetë boshtit që do të jetë bosht i paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Ai ka paralajmëruar se dy kryeministrat do të bisedojnë edhe për autostradën Durrës-Nish.

Lajme të ngjashme

Back to top button