Bashkim Rama, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni

Bashkim Rama, diplomat i lartë në karrierë, njëherësh rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës – është ambasadori i ri i Republikës së Shqipërise në Maqedoni.

Gazeta KOHA merr vesh se, ambasadori Rama të premten do të nis në Shkup, ndërkohë që të gjitha procedurat janë në përfundim e sipër.

Ambasadori Bashkim Rama në Ministrinë e Punëve të Jashtme njihet si diplomat me karrierë të bujshme diplomatike, ndërkohë që ka qenë edhe drejtori i Akademisë Diplomatike në MPJ-në shqiptare. Paraprakisht, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani nuk kishte pranuar të dekretojë propozimin e Qeverisë shqiptare qe Fatos Reka të nis punën si ambasador shqiptar në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button