Greqi kërkon mbylljen e marrëveshjes detare me Shqipërinë

Pas vizitës së tij në Tiranë zv.kryeministri dhe ministër i Jashtëm i Greqise, Evangelos Venizelos, ka shprehur gatishmërinë që të diskutohen sërish çështjet teknike të marrëveshjes për kufirin detar. Pavarësisht se pranon negociata për çështje teknike, të cilat nuk i ka sqaruar më tej Venizelos thekson se nuk mund të ndryshojnë principet e marrëveshjes, pasi siç dekalroi ai “principet janë vetë e Drejta Ndërkombëtare e Detit”.

Gjatë një konference per mediat në Athinë, Ministri i Jashtëm grek ka thënë se pala greke kërkon nga Shqipëria që të finalizohet marrëveshja për delimitimin e zonave detare

“Ndoshta ka çështje teknike të cilat jemi të predispozuar të rishikojmë në nivel komisionesh teknike”. Alternativat janë dy “njera alternativë është e drejta ndërkombëtare dhe praktika europiane, të cilën e sugjerojmë dhe shpresojmë ta pranojë pala shqiptare, ndërsa ekziston edhe alternativa e sfidimit të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës europiane”.

Megjithatë Ministri i Jashtëm grek ka shprehur bindjen se do të ketë zhvillime në ngërçin dypalësh për shkak të marrëveshjes së detit.

“Në kuadër edhe të vizitës që ka programuar presidenti Papulias në Tiranë, duam të ketë vazhdimësi në ato që ramë dakord me zotin Rama dhe homologun tim gjatë vizitës time në Tiranë dhe shpresoj se do të ketë zhvillime të tilla sa më shpejt që të jetë e mundur”.

I pyetur për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe se a do të ketë Tirana mbështetjen e Athinës Venizelos ka shprehur mbështetjen e Greqisë, por ka theksuar se kjo nuk eshte çeshtje deshire por plotesim kriteresh.

“Ekzistojnë dhe disa kushte të padiskutueshme. Janë kriteret e Kopenhagës, fqinjësia e mirë, respekti i të drejtës ndërkombëtare dhe i praktikës europiane”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button