Jankullovska, Mijallkov, Janakievski dorëhiqen, Gruevski propozon ministra të ri

Pasi që ka dhënë dorëheqje ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ministri Mile Janakievski, dorëheqjet janë pranuar dhe kryeministri Nikolla Gruevski nesër në Qeveri në ora 13 do të shpalos propozimet për ministrat e ri, konfirmon për Portalb, zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjievski.

Ai tha se dorëheqje ka dhënë edhe shefi i inteligjencës, Sasho Mijallkov.
Ata janë Mitko Çavkov për ministër të brendshëm dhe Vllado Misajllovski për transport dhe lidhje. Çavkov është drejtor aktual në Drejtorinë për siguri ndërsa Misajllovski është drejtor i ndërmarrjes për rrugë shtetërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button