Rama dhe Erdogan nisen drejt Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojnë ditën e sotme Kosovën.

Vizita ndodh me rastin e përurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë, ndërsa kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro, njofton Shekulli.

Erdogan së bashku me kryeministrin Shqipërisë Edi Rama, dhe me atë të Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojnë qytetin e Prizrenit. Erdogan dhe Rama do të takohen edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kryeministri turk do të udhëtojë së bashku me bashkëshorten e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Aeroporti

Aeroporti i ishte dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, në vitin 2010, për një periudhë 20-vjeçare.

Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë dhe kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro.

Ajo që është pjesa më mbresëlënëse e terminalit është përmendorja e “Adem Jasharit” në hyrje të terminalit. Pas ndërtimit të terminalit, aeroporti do të përpiqet të ketë edhe transport publik, që do të ketë orar të caktuar për transportimin e pasagjerëve prej aeroportit në kryeqytet dhe anasjelltas.

Lajme të ngjashme

Back to top button