Selmani: Qeveria ta terheq ligjin më pas do kemi dialog

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, i është “përgjigjur” gatishmërisë së Qeverisë për të rivendosur dialogun me komunitetin e gazetarëve. 

Selmani është i qartë në kushtin e tij, se për të rifilluar dialogun e ndërprerë, duhet të tërhiqen fillimisht dy projektligjet që rregullojnë sferën e medias. 

“SHGM do të kërkojë të diskutohet për ligjet që ndodhen në procedurë parlamentare. Projektligji i medias duhet të kthehet pas, sepse në të ka ende çështje të hapura të cilat duhet të diskutohen, për shkak se vërejtjet tona kryesore, ato të ekspertëve të Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së, nuk u pranuan. Madje, në versionin e fundit të ligjeve, ka dispozita më restriktive se në versionin e parë të draftit”, ka theksuar Selmani. 

Ai ka vërejtje edhe për pjesën e ligjit, i cili parasheh propozimin e anëtarit në Agjencinë për Media, nga shoqatat e gazetarëve. 

Selmani thotë se nuk mundet ministri i Shoqërisë Informatike të vendosë se cila shoqatë do të jetë përfaqësues legjitim i gazetarëve. 

Kreu i SHGM-së, ka thënë gjithashtu se kusht tjetër për të rinisur dialogun, do të jetë edhe diskutimi mbi çështjen e reklamave qeveritare, për të cilat Komisioni Evropian konstatoi në Raport se po ndahen në mënyrë preferenciale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button