Këngë për Alket Rizain (Video)

Në internet po qarkullon një këngë polifonike që i kushtohet shqiptarit Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet e tij nga burgu.

Në këngën që mban mbishkrimin “Grupi polifonik i Vlorës – Këngë për Alket Rizai”, shqiptari i burgosur në Greqi cilësohet si i pafajshëm, ndërsa simbolizohet me një shqiponjë që kërkon lirinë.

“Si shqiponja fluturoi shkëmb më shemb e majë më majë, brenda telave s’qëndroi shqiptari Alket Rizai. Hallall gjirin që të dha nëna se je dënuar pa faj, s’të mbajnë dot telat me gjemba ty s’ka burrë që të të mbajë. Të rrethojnë telat me gjemba, shqipja do folenë e saj, në qeli s’duron dot brenda, s’duron dot Alket Rizai…”, janë disa nga fjalët e këngës. /bw/

Lajme të ngjashme

Back to top button