“Klubi ELITA”: Shqiptarët e Kumanovës kanë nevojë për ne

Shoqata për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi ELITA”, me indinjatë të thellë e sheh neglizhencën e institucioneve qeveritare ndaj fatkeqësisë së banorëve shqiptarë të Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Apelojmë deri tek MPB-ja, që sa më shpejt të zbardh emrat e të vrarëve dhe të zhdukurve nga ngjarjet e ditës së shtunë në Kumanovë. Familjarët kanë të drejtë morale dhe njerëzore që të dinë fatin e të afërmeve të tyre.

Apelojmë edhe tek faktori politik shqiptarë, qofshin ato nga pozita apo opozita, që të bëjnë presion te zyrtarët qeveritarë, por më shumë edhe te përfaqësuesit ndërkombëtarë, që të kërkohet përgjegjësi për zvarritjen e krizës njerëzore, sociale dhe humanitare.

Edhe Shoqatat Humanitare nga vendi duhet që sa më shpejt ta zbusin dhimbjen e banorëve të Kumanovës, dhe fëmijëve të tyre sepse dikush ua morri buzëqeshjen dhe lumturinë atyre.

Shqiptarët e Kumanovës duhet të kuptojnë që nuk janë jetimë dhe se ne si shqiptarë kudo që jemi do të jemi pranë tyre qoftë me kontribute konkrete , qoftë me lutjet tona te Zoti i Plotfuqishëm, ndihma e Të Cilit është më së e nevojshme për këtë popullatë të pambrojtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button