Femrat e bukura janë fatale për shëndetin e meshkujve

Pas vetëm pesë minutave të kaluar bashkë me një femër të bukur, te mashkulli ngrihet niveli i kortizolit, hormon që është shkaktar për krijim stresi, konstaton një studim i Universitetit të Valencies.

Efekti është edhe më i madh nëse mashkulli beson që ajo damë jashtë mundësive të tij për të vazhduar tutje.

Studimi pohoi se lidhjet e gjata të cilat përcjellën me stres mund të shkaktojnë rritje “kronike” të kortizolit që çon në impotencë. Trupi prodhon kortizol kur jemi nën stresin fizik dhe psikik, ndërkaq ky hormon lidhet edhe me sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët testuan 84 studentë meshkuj, vërtetuan se pesë minuta afër një femre tërheqëse, është e mjaftueshme që të ngrihet niveli i kortizolit në trupin e tyre. Niveli rritet akoma më shumë kur një mashkull mendon se femra që ka afër është shumë e bukur dhe këtë nuk do e preferonte kurrë.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit vendosën në një dhomë tre njerëz të panjohur me njëri tjetrin (një femër dhe dy meshkuj) dhe u thanë të zgjidhnin lojën sudoku. Në vazhdim është vërejtur se kur femra del nga dhoma, ndërsa dy meshkujt qëndrojnë brenda, niveli i kortizolit të tyre nuk rritet. Kur një mashkull del nga dhoma dhe aty mbetet çifti, atëherë niveli i kortizolit të burrit u ngrit menjëherë shumë lart.

Si përfundim, mund të themi se femrat e bukura dëmtojnë rëndë shëndetin e meshkujve. Sa më e bukur të jetë një femër, aq më shumë “dëm” sjell në organizmin e tij. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button