Jakup Krasniqi: Partitë shqiptare në shërbim të politikave Millosheviane

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën dhe ish – kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Ai për Zeri ka thënë se qëndrimi i partive shqiptare në Maqedoni është i pakuptim dhe në shërbim të politikave Millosheviane të Gruevskit.

” Qëndrimi i partive shqiptare atje është i pakuptimtë dhe në shërbim të politikanëve Millosheviqiane të Gruevskit. Në situatë të tillë, bashkimi i shqiptarëve është i domosdoshëm. Por këtë bashkim nuk mund ta realizojnë liderët politik ekzistues” ka thënë Krasniqi duke shtuar se marrëveshja e Ohrit nuk po funksionin. Për Krasniqin, zgjidhje e kësaj situate do të ishte federalizmi.

Ndër të tjera Krasniqi ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria duhet ti ndihmojë shqiptarët e Maqedonisë materialisht.

“ Kosova dhe Shqipëria se çka mund të bëjnë u pa në deklaratë e zyrtarëve të qeverive. Shqipëria e Kosova së paku mund t’i ndihmojnë materialisht qytetarëve që u kanë shkatërruar shtëpitë. Këtë mund ta bëjnë” ka thënë Krasniqi.

Rikujtojmë se ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë sjellë një mori zhvillimesh, duke pasur edhe të vrarë e të plagosur në këtë zonë. Deri më tani është raportuar për 22 të vdekur.

Lajme të ngjashme

Back to top button