Nxënësit ndërprenë bojkotin për të rinisur sërish atë

Një numër i madh i nxënësve të shkollave të mesme të cilët kanë përkrahur bojkotin e mësimit deri sa të plotësohen kërkesat e tyre, kanë ndërprerë të njëjtin pasi që frikësoheshin që mos i kap afati i 25 ditëve duke munguar, që është e ndaluar me ligj dhe për të ka sanksione.

Disa nga maturantët kanë vendosur të ndërprejnë bojkotin duke thënë se janë të lodhur dhe të shqetësuar për situatën në vend, pas ndodhive në Kumanovë, kurse disa të tjerë përkundrazi, janë kategorik për bojkot dhe thonë që nga tani do të ketë radikalizim të bojkotit.

“Duke filluar që sot ne kemi afat të ri të 25 ditëve dhe prapë do të fillojmë me bojkot. Jemi të përgatitur për radikalizim nëse nga Ministria e arsimit nuk vedijësohen. Ne jemi duke përciellur situatën dhe kemi takime dhe më në fund do të vendosim se në çdo do të bëjmë. Kemi shumë kërcënime që duhet të kthehemi në mësim”, thotë maturanti Gjorgji Stabriq, nga gjimnazi “Josip Broz – Tito”.

Nga ana tjetër Qeveria disa herë apeloi që nxënësit, prindërit dhe drejtorët të kthehen në shkollë dhe të mbajnë mësim pasi që është humbur një pjesë e madhe e materialit dhe kjo nuk është në të mirën e nxënësve.

Ndërkaq nxënësit të cilët janë duke qëndruar në tendet para MASH-it edhe pse kanë përkrahjen e prindërve, rrëfejnë se tani ata janë më të brengosur.

“Familjarët tanë janë të brengosur pasi që mendojnë se nuk është e sigurt që të rrimë tërë kohën këtu. Ne i kuptojmë ata sepse pamë vetë atë që ndodhi në Kumanovë. Por sido që të jetë, edhe nëse bëhet skenari më i zi n do të ndërpresim bojkotin por do të jetë përkohësisht sepse ne nuk dorëzohemi, ne kërkojmë të drejtat tonë dhe kërkesat tona duhet plotësuar”, thanë maturantët.

Lajme të ngjashme

Back to top button