Maria e vogël mund të jetë shqiptare

Vajza bionde e zbuluar në një kamp rom, të mërkurën e kaluar, nuk është pjesë e listës së fëmijëve të zhdukur apo që janë në kërkim nga Interpoli. Një zyrtar i një organizate ndërkombëtare në Gjenevë, i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër se Maria e vogël mund të jetë shqiptare, që mund të jetë braktisur vite më parë. 

Policia greke po heton një numër rastesh të zhdukjeve të fëmijëve. “Ka disa raste të zhdukjeve nga vende të tilla si Shtetet e Bashkuara , Suedia, Polonia dhe Franca, të cilat janë objekt i kërkimit të mëtejshëm ”, i tha AFP-së, Panajotis Pardalis , zëdhënës i shoqatës së fëmijës “Buzëqeshja”.

Përhapja me fotot e vajzës ka shkaktuar mijëra thirrje dhe e-mail nga prindërit apo të afërmit e zhdukur në Greqi dhe jashtë vendit. Shoqata “Buzëqeshja” e Fëmijës , i cili kishte marrë më shumë se 8000 telefonata në fund të fundjavës së kaluar , i dërgoi ato mesazhe në polici.

Këtë deklaratë se, Maria e vogël mund të jetë shqiptare agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” shton dyshimet edhe me të mëdha me faktin se në Sesionin e fundit të OKB-së të Komiteti kundër Torturës  në Gjenevë (9 maj 2012, pasdite) u zhvillua një debat i ashpër me përgjigje & pyetje mes delegacionit shqiptarë dhe ekspertëve ndërkombëtarë, ku këta të fundit ishin të shqetësuar për zhdukjen dhe fatin 502 fëmijëve nga Shqipëria në Greqi.

Autoritetet shqiptare kanë pohuar se nuk posedojnë asnjë informacion në lidhje me zhdukjen e 502 fëmijëve shqiptarë në Greqi. anëtarët e Komitetit ftuan autoritet greke dhe organizatën joqeveritare që ka ngritur këtë çështje t’u ofrojë atyre informacione shtesë. Delegacioni siguroi se autoritetet të bëjnë çdo përpjekje për të qartësuar fatin e 502 fëmijëve të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button