Polic dhe kamera të ndalin xheparoshët në autobusë!

Vjedhje të rënda vazhdojnë të jenë evidente nëpër autobusët e qytetit të Shkupit.

Qytetarët ankohen vazhdimisht, ndërsa që të parandalohet numri i vjedhjeve, nga Ndërmarrja publike e qytetit paralajmërojnë vendosje të kamerave nëpër autobusë.

‘Kemi frik të udhëtojmë me autobus, shumë vjedhje ndodhin, vjedhësit qëndrojnë më së shumti në Bit Pazar e sidomos në autobusin me numër 2 ku ka më shumë udhëtarë. Shpesh kam rastis vjedhës duke prekur nëpër çanta dhe xhepa të njerëzve’ tha Sejhan F.

‘Një ditë derisa kthehesha prej shkolle në autobusin me numër 19 më kanë vjedhur telefonin’ tha M.K.nxënës.

‘Kanë tentuar të më vjedhin nga çanta në autobus, por fat i mirë i kam hetuar menjëherë. Mendoj se policia i njeh këta persona që vjedhin dhe duhet të merr masa’ tha Sevdija nga Saraji.

Nga NTQ thonë se shumë shpejtë do të shpallin tender për vendosje të kamerave të cilat do të regjistrojnë autobusët tek të cilët më së shpeshti kryhen vjedhje dhe bëhen incidente. ‘Shumë shpejtë do të vendosen kamera, që të mund qytetarët të vozitën lirshëm dhe të jenë të sigurt. Ky projekt pritet të kushtojë rreth 200 mijë euro’ thotë drejtori i NTQ Misho Nikollov.

‘Nëpër autobusët e Qytetit të Shkupit disa ditë me radhë voziten policë. Ata kontrollojnë të mos bëhen vjedhje nëpër to, që nga moment kur shumë shkupjan janë ankuar se po ndodhin vjedhje nëpër autobusë. Sipas ligjit për vjedhje, personi që do të kapet më lëndë të huaj në dorë, do të dënohet në të holla apo edhe me burg deri më tre vite’ thonë nga MPB-ja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button