Dy shkupjan kanë tentuar të grabisin një vajzë dhe ta dërgojnë në Vodno

Dy shkupjan janë munduar që të grabisin një vajzë 22 vjeçare dhe ta dërgojnë në Vodno, lajmëron MPB.

Vajza ka arritur që të largohet, ndërsa dy shkupjanët janë arrestuar.

Incidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 17 në stacionin e autobusit në stacionin hekurudhor.
Dy 29 vjeçarët duke thënë se nuk janë nga Shkupi, kanë pyetur vajzën ku bëhen ahengje në qytet.

Vajza është futur në veturën “Fiat Punto” me targa të Shkupit dhe në vend që në park, ata janë drejtuar për në Vodno.

Në rrugën për në Vodno, ata kanë ndaluar veturën dhe vajza ka arritur që të largohet dhe e ka lajmëruar rastin në polici.

Lajme të ngjashme

Back to top button