Maqedoni, 120.000 njerëz kanë osteoporozë

Supozohet se 120.000 persona, mes të cilëve 90.000 gra në Maqedoni prej gjithsej 560.000 njerëzve në moshë prej mbi 50 vjet, kanë osteoporozë. Pritet që, numri i të sëmurëve të rritet sepse popullsia në botë, por edhe në Maqedoni gjithnjë e më shumë po plaket, ndërsa jetëgjatësia mesatare në vitin 2050 mund të jetë rreth 80 vjet.

Këtë sot e theksoi mjekja Snezhana Markoviq-Temelkova nga Klinika për endokrinologji dhe kryetare e Shoqatë së Maqedonisë për osteoporozë, para fillimit të tribunës që u mbajt nën moton “Osteoporoza posmenopauzës” në suaza të shënimit të 20 Tetorit Ditës Botërore të luftës kundër osteoporozës.

Ajo theksoi se në Klinikën për endokrinologji janë bërë 15.000 kontrolle, ndërsa mbi 80 për qind prej atyre grave të cilat janë kontrolluar kanë osteoporozë.

Shoqata  e Maqedonisë për osteoporozë sot mbajti tribunë nën moton “Osteoporoza postmenopauze” në suaza të shënimit të 20 Tetorit, Ditës Botërore të luftës kundër osteoporozës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button