Zaev nga Kumanova: Sot LSDM vendos për protestat dhe publikimin e bombës për “Monstrën”

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se pas mbledhjes në Këshillin e sigurisë është vërtetuar se personat që kanë kryer sulmin në Kumanovë po qëndrojnë 5 muaj në Maqedoni dhe ato janë personat që policia i ka shpallur me emra dhe mbiemra.

Sipas Zaev sot LSDM do të mbajë mbledhjen e partisë ku do të diskutohet për gjendjen aktuale në vend dhe njëherë do të vendoset nëse do të mbahen protestat më 17 maj si dhe do të gjendet një moment i përshtatshëm për publikimin e bombës për Monstrën.

Ndryshe Zaev ka vizituar sot Lagjen e trimave, ku është pritur me duartrokitje nga banorët e lagjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button