“Ballistët” e Shkëndijës, aksion humanitarë për Kumanovën

Grupi i tifozëve të Shkëndijës nga Tetova, “Ballistët” kanë vendosur të organizojnë një aksion humanitar për familjet shqiptare të prekura nga luftimet dy ditore në Kumanovë.

“Ballistët” kanë bërë një postim në profilin e tyre në facebook, ku kanë shkruar:

“Të nderuar, shoqata e tifozëve ‘Ballistët’ Tetovë 1992 organizon aksion humanitar për familjet e prekura nga konflikti që ndodhi ditët e kaluara në Kumanovë. Qëllimi i këtij aksioni është që sa do pak të ndihmohen familjet shqiptare që u dëmtuan gjatë incidentit. Ditën në vijim do të shpallim mënyrat për të marrë pjesë në këtë aksion humanitar. Edhe ndihma më e vogël është e mirëpritur. Me respekt, Ballistët Tetovë 1992. #‎MeKumanovën”.

Lajme të ngjashme

Back to top button