Shkup, vritet një grua e moshuar

Në lagjen e Shkupit Përzhino mbrëmjen e djeshme është vrarë 77-vjeçarja E.J. Gruaja është e gjetur e vdekur, ndërsa hetimi fillestar ka treguar se në trupin e saj ka pasur shenja të dhunës dhe për këtë arsye policia rastin do ta trajtojë si vrasje.
Sipas agjencionit MIA, ekziston një i dyshuar i moshës 48-vjeçare dhe sipas informacioneve jo të konfirmuara bëhet fjalë për djalin e saj.