Një familje nga Tetova helmohet nga kërpudhat

Një familje 8 anëtarësh nga Tetova është helmuar nga kërpudhat, bëjnë të ditur nga Klinika për Toksikologji. 

Gjendja e tyre momentale është stabile.

Në mesin e personave të helmuarve është edhe një fëmijë 5 muajsh dhe për momentin gjendet në Klinikën për fëmijë.

Familja është helmuar nga kërpudhat të llojit „amanita virosa“ të cilat i kanë mbledhur në Malin e Sharit.

Mjekët thonë se këto lloj kërpudhash mund të ndikojnë në dëmtimin serioz të organeve të brendshme tek njeriu.

Lajme të ngjashme

Back to top button