Nxënësit sot në shkolla, nesër vazhdojnë bojkotin

Nxënësit e shkollave të mesme të Shkupit do të ndërprejnë bojkotin për një dit, për të vazhduar me protesta para MASH-it sërish prej nesër.

“Mbetemi me kërkesat e njëjta, por meqë sot bëhen 25 ditë që prej kur e kemi lëshuar mësimin, ndërsa disa profesorë dhe drejtorë na kërcnëojnë se për shkak mungesave do të humbim vitin, do të kthehemi në mësim për një ditë, ndërsa prej nesër do të vazhdojmë me protesta. I ftojmë Ademin dhe Ristovskin të vijn në kamp në orën 13 dhe të bisedojmë për maturën shtetërore’ ka thënë Aleksandër Mileski nga Plenumi i nxënsve të shkollave të mesme.

Lajme të ngjashme

Back to top button