Rrihet kandidati i Vetëvendosjes-s në Therandë

Më 19 tetor, përderisa po përgatitej emisioni “Jeta në Komunë” ku do të debatohej për Komunën e Therandës, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, kandidati për Kuvendin Komunal nga radhët e Vetëvendosjes-s, prof. Fatmir Bajraktari, është ndaluar në hyrje të sallës, ku më pas rrahur brutalisht nga Policia e Kosovës.

Tërheqja zvarrë, goditjet e përplasjet nga ana e Policisë në drejtim të prof. Bajraktarit, kanë ndodhur në sytë e të gjithë qytetarëve që kishin ardhur për ta përcjellë debatin, thuhët në një komunikatë të VV-së, njofton Indeksonline.

Sipas tyre, si pasojë e dhunës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës, prof. Bajraktari është shtruar për trajtim në spitalin regjional të Prizrenit.

Gjysma e sallës ka qenë e mbushur me simpatizantë të partisë në pushtet, dhe ka indikacione që policia ka qenë e ndikuar nga ata. Bazuar në këtë, policia ka seleksionuar qytetarët se kush mundet dhe kush nuk mundet të hyjë në sallë.

Vetëvendosjes shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon ashpër këtë brutalitet të ushtruar mbi aktivistin e saj, nga ana e policëve të Therandës që janë instrumentalizuar nga pushtet

Lajme të ngjashme

Back to top button