Raport joprofesional dhe neglizhent i BDI-së ndaj mediave!

Në kohë krize kur informacioni i drejtë, në kohë dhe i konfirmuar është shumë i rëndësishëm me qëllim që të pengohet përhapja e dezinformatave dhe me këtë dhe paniku te qytetarët, partia shqiptare në pushtet, BDI, nuk e sheh të arsyeshme të informojë dhe të koordinohet me mediat. Posaçërisht me mediumin tonë.

Jo vetëm që nuk kanë formuar ndonjë shtab informativ, në këtë situatë të tensionuar ata dërguan vetëm një komunikatë, ndërsa zëdhënësi Bujar Osmani nuk përgjigjet në telefon e as në sms mesazhet tona, me gjasë ka vendosur ta bojkotojë Portalbin. Jo vetëm këto ditë por ka pasur edhe raste të tjera kur i njëjti nuk është përgjigjur, në raste kur kërkojmë përgjegjësi dhe qëndrim. Ndërkaq, zëvendësi i ministres së punëve të brendshme, Zemri Qamili është “përjetë” i zënë çdoherë kur ka aksione policore dhe kur kërkojmë deklaratë nga ai si përgjegjës.

Lajme të ngjashme

Back to top button