Kanye West i grisen pantallonat në skenë (Foto)

Fendi mund të ketë përmendur pantallonat prej lëkurë të Kanye West, 6 vjet më parë, sepse qepja e tyre nuk ishte e mirë dhe aspak në modë, por çfarë do të thoshte po të kishte parë këto të fundit?

Këtë të shtunë mbrëma West, duke qenë se nisi dhe turin Yeezus, kishte veshur një palë pantallona të tilla por ato dukeshin sikur nuk i bindeshin dhe nuk i qëndronin fare për shtat.

Ndërkohë që këndonte për mijëra fansa, nga mezi i këmbëve të tij një zhurmë e fortë u dëgjua dhe më pas lëkura e pantallonave shpërtheu. Pantallonat e tij u grisën.

Ta ketë bërë vetë një veprim të tillë apo të jetë faji i modeluesve të pantallonave? Ndërkohë që kjo ngelet enigmë, ai vazhdoi turin dhe prezantimin e këngëve njëra pas tjetrës sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button